Menu

Berisha bëhet i Atalantës

Është arritur më në fund një marrëveshje mes Atalantës dhe Lazios.

Berisha bëhet i Atalantës

 Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha do të jetë transferimi i bujshëm i Atalantës për këtë verës.Dy klubet pas shumë bisedimeve kanë arritur edhe një marrëveshje për transferimin e prishtinasit në Bergamo.

Sipas asaj që ka lajmëruar gazetari i njohur italian ‘Gianlucadimarzio’, Lazio ka pranuar shitjen e Berishës për pesë milionë euro.

28-vjeçari ishte i huazuar tek Atalanta vitin e kaluar ku pati një paraqitje të shkëlqyer duke qenë ndër portierët më të mirë në Serie A.

Kësisoj ai bëhet ndër futbollistët më të shtrenjtë shqiptarë, pasi Atalanta do të paguajë pesë milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*