Menu

Bëni duart më të buta me këtë maskë

Lexoni këtë artikull dhe ju do të mësoni se si të përmirësoni lëkurën e duarve tuaja në vetëm 5 minuta.

maske

Receta për ta bërë këtë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe përbërësit largojnë qelizat e lëkurës së vdekur dhe i bëjnë duart tuaja të buta dhe të lëmuara.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle jogurt

1 lugë gjelle lëng limoni

Kombinoni të gjithë këta përbërës derisa të krijoni një masë homogjene. Vendoseni këtë maskë në zonën e duarve në të cilën keni shenja ose rrudha dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta, transmeton Klan Kosova.

Më pas largojeni maskën sikur një shtresë. Preferohet që këtë procedurë ta bëni gjatë natës sepse pasi ta largoni maskën mund të keni skuqje të lehtë të lëkurës.

Këtë procedurë mos e përsëriteni më shpesh se dy herë në javë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*