Menu

Bëmë baba të të ngjaj

Cristiano Ronaldo po shfaqet gjithnjë e më krenar për rolin e tij si baba, mbi të gjitha për djalin e tij 'Christininho'.

cr7
Cristiano Ronaldo po shfaqet gjithnjë e më krenar për rolin e tij si baba, mbi të gjitha për djalin e tij të parë, Cristiano Junior, i mbiquajtur tashmë edhe “Christininho”, i cili është lindur në Shtetet e Bashkuara më 17 qershor të vitit 2010, teksa babai i tij ishte ende në lidhjen me modelen ruse, Irina Shayk.

Kampioni i Europës me Portugalinë, si dhe me Realin e Madridit për klube, nuk e fsheh ëndrrën e tij për të krijuar tek i biri një imazh thuajse identik me të vetin, ndoshta – pse jo, – edhe me të njëjtat të dhëna futbollistike.

Dëshirën e tij e ka publikuar edhe njëherë në “Instagram”, ku shihet të ketë postuar një foto me të birin, Cristiano Jr., i cili pozon njësoj si i ati i tij.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*