Menu

BBC me prezantues robot për festat e fundvitit

BBC po planifikon një risi mediatike, të padëgjuar deri më tani. Gazetarët e këtij kanali mediatik kanë planifikuar që gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, emisionin televiziv me të ftuar, ta drejtojë “Mishalbot”.

BBC me prezantues robot

Mos mendoni se ky është një prezantues i zakonshëm… Bëhet fjalë për një robot. Redaktorja e emisionit në fjalë, Sarah Sands synon që nëpërmjet këtij emisioni të paraqesë një panoramë të shkurtër se si do jetë bota jonë në të ardhmen.

Mësohet se gjatë emisionit do jenë të ftuar personazhe të njohur si Princ Harry, balerini Tamara Rojo, shkrimtari nigerian Bejamin Okri dhe shume të tjerë. Prezantuesi robotik, sigurisht që nuk mund ketë një sjellje si ajo e njerëzve, ndaj i gjithë programi do jetë i fokusuar tek inteligjenca artificiale.

Ai do të jetë një dëgjues i mirë, pasi “prezantuesi” robot e ka pak të vështirë që të shprehë emocione në varësi të përgjigjeve. Por në të ardhmen kjo teknikë mund të jetë e vlefshme me politikanët apo figurat e tjera publike që përpiqen të manipulojnë audiencën…

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*