Menu

Bayern shkatërron Arsenalin, e Reali e lodh Napolin

Bayern Munich dhe Real Madrid janë shumë pranë Çerekfinales së Champions League, pas rezultateve në ndeshjet ndaj Arsenalit dhe Napolit.

1

Bayern Munich dhe Real Madrid janë shumë pranë çerekfinales së Champions League pas rezultateve në ndeshjet e para ndaj Arsenal dhe Napolit.

Real Madrid ka përmbysur ndeshjen dhe mposhti Napolin me rezultatin 3-1. Italianët ishin të parët që kaluan në avantazh me një supergol të Insigne në minutën e 8’, por golat e Benzema, Toni Kroos dhe Casemiro përcaktuan edhe fatin e ndeshjes. Ky rezultat i lë pak shpresa Napolit për përmbysje në ndeshjen e kthimit.

Real

Ndërsa gjermanët e Bayern Munich kanë shkatërruar anglezët e Arsenal me rezultatin tenistik 5-1, duke e bërë thuajse të pamundur për topçinjtë e Arsene Wenger kualifikimin për çerekfinale. Robben, Lewandowski, Mueller dhe dy golëshi i Alcantaras i japin qetësinë skuadrës së Carlo Ancelottit për ndeshjen e kthimit. Goli i vetëm për Arsenal u shënua nga Sanchez i cili barazoi përkohësisht shifrat në 1-1.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*