Menu

Bayern ndez motorët

Kampionët e Gjermanisë pritet të jenë më aktivë se çdo herë tjetër për transferimet. I pari në listë është Verratti.

Verratti

Byerni i Mynihut ndez motorët e transferimeve.

Kampionati Gjerman është drejt fundit me bavarezët që kanë arritur të shpallen sërish kampion. Suksesi i arritur ndoshta nuk i ka kënaqur edhe aq shumë, stafin, së bashku me trajnerin dhe futbollistët. Eliminimi nga Kupa e Gjermanisë dhe nga Champions League ka bërë që drejtuesit bavarez të mendojnë për afatin kalimtar të verës, në mënyrë që të përforcohen sa më shumë repartet ku është e nevojshme të ndërhyhet.

Pritet që kampionët e Gjermanisë të jenë më aktivë se çdo herë tjetër. Transferimet e para tashmë janë kryer, dyshja e Hoffenheim Sebasitan Rudy dhe Niklas Sule së bashku me Julian Brandt e Bayern Leverkusen dhe duke nisur që nga sezoni i ardhshëm ata do të jenë nën urdhrat e teknikut Carlo Ancelotti.

Tre përforcime “made in Germany” të cilët me shumë mundësi do të pasohen dhe nga emra të tjerë.

Emrat big nuk do të mungojnë për Bayernin dhe trajneri Italian ka dy dëshira që kërkon t’i relizohen. I pari është mesfushori i PSG, Marco Verratti dhe sulmuesi i Arsenal, Alexis Sanchez. Kjo goditje e dyfishtë do t’i kushtojë jo pak bavarezve, por plot 120 milionë Euro. Objektivat nuk duken të parealizueshëm, pritet që shumë shpejt të nisin bisedimet mes palëve. Ndërkohë që e përfunduar mund të konsidohet edhe transferimi i futbollistit Leon Goretzka, autor i 8 golave në 38 takime të luajtura, me fanellën e Schalke 04. Emri i 22-vjecarit pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*