Menu

Barcelona apo Real Madrid? Pogba tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij

Manchester United duket se në merkaton e verës do të humbë një nga yjet më të rëndësishme.

paul-pogba-man-utd-2019_175gln42kdteg1issx8vsl1nle-770x433

Manchester United duket se në merkaton e verës do të humbë një nga yjet më të rëndësishme.

Në Francë janë të sigurt se Paul Pogba do të largohet nga United dhe destinacioni i tij do të jetë Spanja. Deri pak ditë më parë ai lidhej me një kalim të sigurt te Barcelona, por duket se skenarët kanë ndryshuar dhe mesfushori francez mund ti bashkohet Real Madridit.

Edhe nëse Manchester United siguron pjesëmarrjen në Champions Leagu sezonin e ardhshëm, Pogba nuk do të qëndrojë dhe flitet se tashmë ai e ka bërë zgjedhjen e tij, të paktën siç raporton “Le Parisien”. Një tjetër faktor që e nxit largimin nga skuadra është edhe raporti me trajnerin Solskjaer, që thuhet se ka pësuar një krisje kohët e fundit.

Edhe norvegjezi riktheu mesfushorin francez të shkëlqente me 9 gola dhe 7 asiste në 19 ndeshje, raporti nuk është më si në fillim. Vetë mesfushori, pak javë më pare, lëshoi sinjale pozitive për një kalim të mundshëm te “Los Blancos” në përfundim të sezonit.

Zidane pritet të japë një ndihmesë të madhe në realizimin e këtij operacioni, me trajnerin që së bashku me presidentin Florentino Perez janë duke u përgatitur që të ndërtojnë një Real “galaktik”.

Transferimi do të bëhet konkret gjatë merkatos së verës, por marrëveshja mes lojtarit dhe klubit mbretëror mësohet se është arritur që tani.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*