Menu

Banorët e veriut thonë se nuk kanë bërë asnjë veprim që cenon Republikën

E kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, po ju bën apel serbëve të Veriut që t’i respektojnë ligjet e Kosovës, në të kundërtën do të ndëshkohen.

veriu]

Banorët e Veriut të Kosovës e kanë kaluar një ditë të zakonshme. Edhe pse ishte paralajmëruar se mund të ketë lëvizje në këtë pjesë të Kosovës asgjë s’ka ndodhur. Te liqeni i Ujmanit banorët janë freskuar. E, Kryetari i Mitrovicës jugore ka paralajmëruar masa ndëshkuese nëse dikush shkel ligjin.

Përkundër paralajmërimeve se mund të kishte telashe në Veri, qytetarët e kësaj ane të dielën kishin dalë për tu freskuar në liqenin e Ujmanit.

Situatë e qetë ishte edhe në pjesën veriore të Mitrovicës.

Qetë ishte edhe në pjesën jugore të Mitrovicës. Këtë e konfirmon zëdhënësi i policisë Avni Zahiti.

E kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, po ju bën apel serbëve të Veriut që t’i respektojnë ligjet e Kosovës, në të kundërtën do të ndëshkohen.

I pari i Mitrovicës u shpreh i bindur që me Serbinë nuk do të bisedohet për shkëmbim territoresh apo ndarje të Kosovës.

Pas paralajmërimit të priftit Sava Janjiq se serbët do të shpallin autonominë e veriut, kjo çështje mori vëmendjen edhe të udhëheqësve të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar se do të vepronin nëse rrezikohet siguria e vendit.

Kosova prej pasluftës përballet me problemin e Veriut të Kosovës. Kur është shpallur pavarësia më 2008 ishin djegur pikat kufitare. Ndërkohë, më 2011 ishte vrarë një polic i Kosovës, në përpjekje për të shtrirë sovranitetin në këtë pjesë të Kosovës.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*