Menu

Aubameyang trondit Milanin

Pierre Emerick Aubameyang mund të transferohet në Premierligë gjatë kësaj vere.

Aubameyang

Drejtuesit e Milanit kanë marr një lajm të keq nga Anglia. Liverpool dhe Chelsea tashmë kanë nisur kontaktet me Borussia Dortmundin për transferimin e Pierre Emerick Aubameyang, shkruan The Sun.

Thuhet se Liverpool dhe Chelsea i kanë ofruar klubit nga Bundesliga 65 milionë funte (73 milionë euro) për transferimin e sulmuesit nga Gaboni, përcjell gazeta Express.

Sipas The Sun, Liverpool është favorit që ta transferoj Aubameyangun, pasi ky i fundit ka raporte të mira me menaxherin, Jurgen Klopp, me të cilin ka punuar te Borussia Dortmund.

Kurse, mediat italiane të enjten kanë raportuar se Milan i ka ofruar klubit nga Bundesliga 60 milionë euro për sulmuesin nga Gaboni. Mbetet të shihet se cili klub do të fitoj garën për Aubameyangun. /Express/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*