Menu

Asensio tallet me De Gean, e thërret Karius(Video)

Gafa në ndeshjen përballë Portugalisë në Botëror ka kushtuar shtrenjtë David De Geas, pasi tani në radhët e përfaqësueses spanjolle edhe shokët e skuadrës e thërrasin Karius, si portieri i Liverpulit i cili u bë protagonisti i finales së Ligës së Kampioneve me gabimet e tij

alesio

Gafa në ndeshjen përballë Portugalisë në Botëror ka kushtuar shtrenjtë David De Geas, pasi tani në radhët e përfaqësueses spanjolle edhe shokët e skuadrës e thërrasin Karius, si portieri i Liverpulit i cili u bë protagonisti i finales së Ligës së Kampioneve me gabimet e tij.

Kjo u kuptua para miqësores mes Real Madridit dhe Manchester United në SHBA.

Kamerat filmuan momentet kur lojtarët po dilnin në fushë dhe dëgjohej zëri i Asensios i cili thërriste “Karius, Karius, Karius” shokun e tij të skuadrës në radhët e përfaqësueses spanjolle.

Por De Gea u ndal dhe me sa duket ishte mësuar me një tallje të tillë, pasi vazhdoi t’u fliste qetësisht Asensios dhe spanjollëve të tjerë që komunikuan me të pak momente para fillimit të sfidës në turneun miqësor në SHBA.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*