Menu

Artriti: Sëmundja reumatizmale, si hetohet, pse s’duhet neglizhuar

Ndryshe nga barnat anti-inflamatore, të cilat vetëm reduktojnë simptomat, barnat biologjike janë ato më rezultative midis mjaft alternativave mjekuese.

artriti

Ndryshe nga barnat anti-inflamatore, të cilat vetëm reduktojnë simptomat, barnat biologjike janë ato më rezultative midis mjaft alternativave mjekuese.

Injeksionet intraartikulare ose në indet e buta, mjekësia alternative, mjekimi me barna natyrale bimore dhe kirurgjia janë opsione të tjera të trajtimit

Artriti paraqet një gjendje shëndetësore që karakterizohet nga dhimbja, në të cilën preken artikulacionet, kockat, ligamentet, tendinat dhe muskujt. Sëmundjet reumatizmale quhen gjithashtu sëmundje muskulo-skeletike.

Prof. Argjend Tafaj, mjek reumatolog në QSUT thotë se shumë njerëz përdorin termin artritis, duke iu referuar të gjithë sëmundjeve reumatizmale por Artritis në të vërtetë do të thotë inflamacion i artikulacioneve, e cila është simptomë e këtyre sëmundjeve. Artriti në kuptimin e thjeshtë të tij duhet kuptuar si dhimbje, inflamacion dhe dëmtim i artikulacioneve.

Në sëmundjet reumatizmale përfshihen rreth 200 patologji të ndryshme, që variojnë nga llojet e ndryshme të artriteve, nga osteoporoza dhe deri te sëmundjet sistemike të indit lidhor.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*