Menu

Arsyeja pse fëmijët marrin morra janë smartphone-t

Kapja e morrave në flokët e fëmijës është diçka e pashmangshme pavarësisht pastërtisë e kujdesit ndaj flokëve.

capture_1516789842-5936093-300x300

Fëmijët shpesh ndihen të lumtur që ndajnë hapësirën personale gjatë orëve të shkollës, duke treguar afërsi më fëmijë të tjerë.

Ata gjithashtu ndajnë mes veti kapele apo shall. Pra, nuk është cdu që morrat apo ndryshe pleshtat udhëtojnë në mënyrë të shpejtë nga një fëmijë në tjetrin, shkruan Daily Mirror

Megjithatë, mund të ketë diçka tjetër që qëndron në rrënjët e problemit, janë smartphonet apo telefonat e mençur.

Sipas një studimi, fëmija juaj që përdor smarpohone, ka dy herë më shumë gjasa për tju kapur morrat se sa ai që nuk i përdor ata rregullisht.

Sipas “Kidspot”, rritja e kulturës selfie është fajësuar nga ekspertët shëndetësor, pasi fëmijët do të bashkohet së bashku për të marrë një fotografi ose për të parë një video bashkarish, gjë që mund të ndikoj në kapjen e morrave.

Është ky kontakt i ngushtë i cili u mundëson morrave të bezdisshme që të përhapen nga një person në tjetrin.

Një studim në Britani u zbulua se 62 për qind e fëmijëve me një tabletë ose smartphone morën morrat e kokës, krahasuar me vetëm 30 për qind të atyre që nuk posedonin teknologjinë.

Adoleshentet e rritur janë gjithashtu në rrezik, shpjegon Michael Laëless, sepse ata kanë më shumë gjasa të kenë një telefon.

“Ne kemi adoleshentë me koka që preken, që të dalin selfie, shumë më tepër sesa që kemi parë më parë. Problemi i morrave tashmë është një problem shumë më i përhapur. Vajzat janë patjetër më të rrezikuara nga djemtë, sepse morrat nuk mund të kërcejnë, kështu që ato duhet të transmetohen përmes prekjes së kokës” ka thënë ai.

SHPËRNDAJE

Facebook

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*