Menu

Arsenal fiton derbin anglez

Arsenal ka arritur të mundë rivalët historikë Manchester Utd me rezultatin 2:0 duke mbajtur gjallë shpresat për një vend mes katër më të mirëve

IMG_1216

Arsenal ka arritur të mundë rivalët historikë Manchester United me rezultatin 2:0 duke mbajtur gjallë shpresat për një vend mes katër më të mirëve. Ishte një ndeshje e luftuar kundër një United të gjymtuar dhe me mendjen te ndeshja e kthimit të Europa League ndaj Celta Vigo-s. Arnsela diktoi tempin e lojës, ashtu siç pritej, ndërsa Djajtë u munduan të mos lejonin hapësira në kërkim të një kundërsulmi duke shfrytëzuar shpejtësinë e Martial.

Por edhe Topçinjtë u mbrojtën mirë duke mos lejuar kundërshtarin të krijojë raste për shënim. Plani i Jose Mourinho për të qëndruar mbrapa funksionoi më së miri gjatë pjesës së parë megjithëse Arsenal kishte disa mundësi shënimi me Ramsey dhe Welbeck.

Në pjesën e dytë vendasit e rritën presionin ndërsa United u zhyt akoma më thellë në gjysmëfushën e tij. Por një goditje nga distanca e Xhakës ndryshoi gjithçka. Zvicerani me origjinë kosovare godet fort nga rreth 25 metra një top që devijohet nga Ander Herrera i pafat duke e bërë të pakapshëm për De Gea.

Kjo ishte shkëndija që priste “Emirates” dhe goli i dytë erdhi vetëm disa minuta më pas. Chamberlain fut një top të mrekullueshëm brenda zonës dhe Welbeck ndodhet në vendin e duhur për të ndëshkuar për të dytën herë me kokë United.

Në minutat e mbetura Arsenal arrin të menaxhojë shumë mirë rezultatin deri në fërshëllimën e fundit duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme për objektivin që quhet Champions League.

 

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*