Menu

Arrestohet i dyshuari i tretë për vrasjen në Vushtrri

Policia: 'Lidhur me rastin e djeshëm "vrasje e rëndë” në Vushtrri, përveç dy te arrestuarve dje, ne vazhdën e hetimeve hetuesit Policor sot e kanë arrestuar edhe një të dyshuar tjetër.

Kujtim Meholli

Policia e Kosovës, nga rajoni i Mitrovicës, ka arrestuar edhe një person si të dyshuar për vrasjen e Kujtim Meholli, 31 vjeçar nga Vushtrri, duke çuar kështu në tre numrin e të arrestuarve.

Arrestimin e personit të tretë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

”Lidhur me rastin e djeshëm  “vrasje e rëndë” në  Vushtrri, përveç dy te arrestuarve dje, ne vazhdën e hetimeve hetuesit Policor sot e kanë arrestuar edhe  një të dyshuar tjetër”, ka thënë Zahiti për Gazetën Express.

E ndërkohë prokurorja e rastit Zejnije Kela, nuk ka dashur që të jap detaje lidhur me vrasjen e të riut vushtrrias.

Pyetur nga Express, nëse 31 vjeçari Kujtim Meholli, ka pasur plagë në trup ajo nuk ka pranuar të japë detaje, duke thënë se rasti është nën hetime.

“Rasti është nën hetime. Nuk më lejohet që të jap më shumë informata”, ka thënë Kela për Express.

Ndërkaq orët e mëngjesit të djeshëm, është gjetur i vdekur në lumin Sitnica 31 vjeçari Kujtim Meholli nga fshati Akrashticë nga Vushtrria. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij./G.H/Express/

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*