Menu

Arabi Saudite: Gratë po bëjnë historinë e futbollit (Foto)

Gratë në Arabinë Saudite po lënë gjurmë në histori këtë muaj, pasi ato janë lejuar të shikojnë ndeshjet live nga stadimet për herë të parë. Ato do të jenë të ulura në stola në tre qytetetet kryesore të vendit, njofton BBC.

arabia saudite

Gratë në Arabinë Saudite po lënë gjurmë në histori këtë muaj, pasi ato janë lejuar të shikojnë ndeshjet live nga stadimet për herë të parë. Ato do të jenë të ulura në stola në tre qytetetet kryesore të vendit, njofton BBC.

Së pari, spektatoret femra do të hynë në King Fahd Stadium në kryeqytetin e venditn, Riyadh të premten që të mbështesin ekipet e tyre si Al-Ahli apo Al-Batin në ligën e Arabisë Saudite.

Aradia Saudite i ka lejuar gradualisht gratë muajt e fundit të fitojnë të drejta, në përgjigje të kërkesave të aktivistëve. Por sa i rëndësishëm është ky veprim i fundit, cilat ndeshje mund të shikojnë gratë?

Të gjitha gratë e rritura të pashoqëruara janë lejuar të hyjnë në stadiumet e tre qyteteve kryesore: Riyadh, Jeddah dhe Damman.

Pas ndeshjes të së premtes në King Fahd Stadium, spektatoret femra janë ftuar të hyjnë në ambientit e Qytetit të Sportit të Mbretit Abdullah në Jeddah të shtunën për ndeshjen e Al-Hilal kundër Al-Ittihad.

Pastaj të enjten në 18 janar, Al-ittifaq do të jetë me Al-Faisali në Stadiumin Bin Fahd në perëndim të qytetit të Dammam, ku gratë po ashtu janë të lejuara ta ndjekin.

Veç kësaj, Arabia Saudite zhvillon këtë javë të parin kampionat të grave. Në nëntor 2017, vendi zhvilloi kampoionatin e basketbollit për femrat në universitete, që u zhvillua në Jeddah dhe u ndoq nga tremijë gra. /BBC.s.net

Arabi Saudite, si gratë po bëjnë historinë e futbollit

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*