Menu

Ancelotti s’duron më

Ancelotti:Kritikat e kanë kaluar masën. Jam mësuar që të kritikohem, kjo është jeta jonë si trajner, por të them të drejtën është tepruar tani.

Ancelotti

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti është duke u kritikuar me të madhe në Gjermani, nga mediat dhe disa legjenda të skuadrës.

Këto kritika kanë ardhur pas paraqitjeve jo të mira në fazën përgatitore dhe humbjes së parë në Bundesliga nga Hoffenheim me rezultat 2:0.

Italiani insiston se kritikat kanë kaluar masën e lejuar, ani pse është mësuar me kritika, pasi kjo është puna e trajnerit.

“Kritikat e kanë kaluar masën. Jam mësuar që të kritikohem, kjo është jeta jonë si trajner, por të them të drejtën është tepruar tani”, tha fillimisht Ancelotti gjatë konferencës për media para ndeshjes me Anderlechtin.

“Unë nuk linda dje që të dëgjojë gjithë këta njerëz të flasin për strategji, taktikë apo pozicionin e një lojtari në fushë. Boll m këto, futbolli është më i thjeshtë se kaq”. /Express/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*