Menu

Allegri: Bonucci nuk iku për fajin tim

Allegri: Më erdhi shumë keq sepse Leo do të ishte kapiteni i ardhshëm i Juventusit.

Allegr

Në ditën e ditëlindjes së tij të 50, Massimiliano Allegri u rrëfye në një intervistë për “Premium Sport”.

Një nga temat më pikante që u prekën nga trajneri i Juventusit ishte sigurisht lamtumira e Leonardo Bonucci, i cili u transferua këtë verë te Milani.

“Më erdhi shumë keq sepse Leo do të ishte kapiteni i ardhshëm i Juventusit. Do të ishte njeriu i duhur në dhomat e zhveshjes për të transmetuar ADN-në bardhezi. Por, bëri zgjedhjen e tij dhe për këtë nuk ka faj askush. Nuk ka faj ai, nuk ka faj shoqëria dhe nuk ka faj as trajneri”, tha Allegri.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*