Menu

Alarmohet opozita në Beograd: Lista Serbe mos ta votojë Demarkacionin në Kosovë

Deputetët e Serbisë, gjatë seancës së sotme parlamentare, kanë diskutuar për disa çështje të ndryshme, përfshirë edhe qëndrimin e Listës Srpska për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

kuvendi serbi

Partia opozitare, Lëvizja për Bashkimin e Serbisë (Za spas Srbije) ka kërkuar llogari nga qeveria e Ana Bërnabiqit që të jep detaje shtesë rreth pozicionimit të deputetëve serbë në Kosovë.

Deputeti opozitar, Gjorgje Vukadinoviq deklaroi se  Marko Gjuriq duhet të jap garancinë se Lista Serbe nuk do të votojë për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, transmeton Indeksonline. “Poashtu, Zyra për Kosovën në Kosovë dhe Metohi duhet të jetë në gjendje të garantojë se Lista Serbe në asnjë rrethanë nuk do të votojë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Armatën e Kosovës”, u shpreh ai.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*