Menu

Në sallat e operacionit të QKUK punët po vazhdojnë normalisht

Për shkak të vdekjes së 4 pacientëve në klinikat e QKUK-së, kjo e fundit ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha operacioneve të planifikuara.

operacionet

Lajm  ri:

Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të QKUK bën të ditur, përmes një njoftimi për opinionin, se janë duke u zhvilluar normalisht punët në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), transmeton Koha.net.

Ndërkohë, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion.Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit.Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi, thekson komunikata.QKUK kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.

____

Burime të Gazetës Shneta bëjnë të ditur se ndërhyrjet kirurgjikale janë ndërprerë për shkak të vdekjes së pacientëve në klinikën e Urologjisë, Kirurgjisë dhe Neurokirurgjisë.

Për momentin në QKUK janë duke vazhduar vetëm operacionet emergjente.
Zyra për media e SHSKUK-së nuk ka pranuar të flasë asgjë në lidhje me këtë rast, derisa të marrë raportin final të komisioneve që po hetojnë shkaqet e vdekjeve.
Mediat raportuan se shkak i vdekjeve të katër pacientëve ka qenë një defekt në sistemin e gazit.Kjo mund të jetë edhe arsyeja e pezullimit të operacioneve.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*