Menu

Akuzohet për mashtrim financiar

​Shefi i zyrës së PE-së në Greqi akuzohet për mashtrim financiar.

ke-9836_1538544327-6495555

Parlamenti Evropian njoftoi sot pezullimin e shefit të zyrës ndërlidhëse në Greqi dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij, pasi janë nën hetim nga Agjencia Evropiane Kundërmashtrimit.

”Kontrolli buxhetor ka nisur të ngrejë pikëpyetje mbi ligjshmërinë e disa transaksioneve të caktuara. Parlamenti Evropian ka nisur një hetim të brendshëm dhe e ka cilësuar të nevojshëm t’i drejtohej OLAF-it”, sqaroi ndihmëszëdhënësja e Parlamentit, Marjorie van den Broeke.OLAF-i ka nisur një hetim zyrtar dhe Parlamenti pezulloi këta tre persona.

Asnjë informacion nuk është dhënë mbi natyrën dhe shumën e transaksioneve që janë objekt i hetimit.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*