Menu

Akullore me pjepër

Një recetë e shpejtë me shije pjepri, e lehtë dhe shumë e shijshme njëkohësisht.

akullore

Nuk ka nevojë për makineri akulloresh. Ju duhen vetëm këto përbërës dhe e keni gati në më pak se 15 minuta.

Përbërësit:
500 gram pjepër
500 gram kos
125 gram mjaltë

Përgatitja:
Pastroni pjeprin dhe prejeni në copa të vogla. Vendoseni në një blender dhe lëreni derisa të merrni një masë kremoze.
Hidhni më pas kosin dhe mjaltin dhe lërini për disa sekonda shtesë që përbërësit të kombinohen plotësisht.
Hidheni përzierjen në një enë të qëndrueshme dhe vendoseni në frigorifer të ngrijë për disa orë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen