Menu

Akullore me limon

Por sikur këtë akullore ta përgatisim vetë? Po, po vetë. Madje me një përbërës shumë të thjeshtë, limoni.

Akullore me limon

Në këto ditë vere, kur temperaturat janë të larta, një akullore është ajo çka na e shuan etjen shpejt dhe shijshëm. Por sikur këtë akullore ta përgatisim vetë? Po, po vetë. Madje me një përbërës shumë të thjeshtë, limoni.

Ne po ju tregojmë mënyrën si.

 Përbërësit:
200 gram ajkë qumështi
5 lugë gjelle sheqer
2 gota uji me qumësht
3 limona
1 mollë
pak lëng limoni

Përgatitja:

Pasi i kemi filtruar më parë në kullesë, rrahim mirë lëngun e limonave me sheqerin. Shtojmë dy lugë lëng limoni, mollën e qëruar e të grirë, qumështin dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Në fund bashkojmë me shumë kujdes ajkën e qumështit. E hedhim masën e krijuar në makinën e akullores për 20 minuta dhe e shërbejmë në tasa të veçantë.
Sapo përgatitët një akullore me limon, ideale për këto ditë vere!

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*