Menu

AKP kërkon objekt me qira

Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke kërkuar objekt me hapësira të përshtatshme për zyra.

akp

Të gjithë të interesuarit, objektet e të cilëve përmbushin kushtet e përafërta të bashkëngjitura në këtë shpallje, t’i dërgojnë ofertat me shprehje të interesit dhe dëshmive përkatëse në E-mail: administrata(at)pak-ks.org deri më 01.08.2017

  • Objekti duhet të ketë hapësira për zyra minimum 2000 m2
  • Hapësira për arkiva minimum 400 m2
  • Hapësirë për depo minimum 150 m2
  • Duhet të ketë parking për minimum 25 vetura zyrtare të AKP-së

Objekti dhe parkingu duhet të jetë i rrethuar me grila me lartësi minimum 130 cm nga toka, ose ndonjë rrethojë me material të fortë

Objekti duhet të ketë dy hyrje dalje për shkaqe të sigurisë

Permietri I parkingut duhet të ketë së paku dy hyrje dalje të veçuara dhe mundësisht larg nga njëra tjetra

Në rast se objekti është me etazha, çdo etazhë duhet të ketë së paku wc per Femra dhe Meshkuj

Të gjithë të interesuarit duhet të ofrojnë planet e objekteve të detajuara me metrazha

Objekti duhet ketë leje ndërtimi.

Objekti duhet të jetë në Prishtinë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen