Menu

Ahmeti i përgjigjet Selës për Kërçovën dhe Strugën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zgjedhur pikërisht Ladorishtën e Strugës që t’u përgjigjet flakë për flakë akuzave të kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela në adresë të Partisë për shkak të kandidaturës së Ramiz Merko për postin e kryetarit të Strugës.

sela

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zgjedhur pikërisht Ladorishtën e Strugës që t’u përgjigjet flakë për flakë akuzave të kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela në adresë të Partisë për shkak të kandidaturës së Ramiz Merko për postin e kryetarit të Strugës.

Ziadinit, tha kryetari Ahmeti, ia kam bërë me dije që para zgjedhjeve se këtu do t’i masim forcat:

‘’Më 2013, ju jeni të gjallë, kam ardhur këtu, jam shqetësuar më shumë se vet Ziadini që Strugën mos e humbim. Dhe, jam angazhuar me të gjitha ekipet e mia! Unë pas krahëve dhe pas shpine nuk i veproj kurkujt! Ziadinit i kam thënë: Në Strugë do matemi, do dalim në fushë të mejdanit, Dhe, këtë ia kam thënë para se të shpallen zgjedhjet!’- tha Ahmeti duke i rekomanduar kreut të Aleancës që të flasë me partitë e reja – le ta mbështesin, por ama të tërhiqet BDI-ja nga fronti dhe të lë anëtarësinë, kjo nuk vjen parasysh!

BDI-ja, tha kryetari Ahmeti ofron  Merkon si zgjidhjen më të mirë për komunën e Strugës .

Para aktivit të BDI-së në Ladorishtë, lideri i shqiptarëve në Maqedoni ka ritheksuar dhe një herë shqetësimin e tij për fragmentarizimin e organizimit politik, por edhe të votës shqiptare:

‘’Në vazhdimësi i kam thirrë njerëzit të mos ndahen. U kam bërë thirrje partive politike, grupeve, iniciativave qytetare – duke u ndarë e humbim forcën, nuk jemi të rëndësishëm! Së paku, le të bashkohen të gjithë kundër BDI-së, por mos ndahen copa-copa shqiptarët!’- tërhoqi vërejtjen kryetari Ahmeti duke pranuar se ndjehet shumë i shqetësuar kur vijnë delegacionet e huaja nga shqiptarët shkojnë gjashtë përfaqësi, secila me kërkesat e veta, e nga pala maqedonase vetëm dy – pozitë e opozitë:

‘Dhe, më shkon mendja vërdallë tek konferenca e Londrës – gjashtë delegacione shqiptare dhe u coptuan tokat shqiptare, pikërisht nga delegacionet. Dikush kërkonte një copë, dikush një livadh, dikush një ngastër dhe e lanë vetëm Ismail benë, e lanë vetëm Isa Boletinin!’- përfundoi kryetari Ahmeti duke rikujtuar se BDI-ja mbetet një thesar kombëtar që i bëri ndryshimet e që ka për të vazhduar angazhimin për kauzën kombëtare, për të mirën e të gjithëve.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*