Menu

Agim Veliu në krye të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Agim Veliu është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

veliu

Zgjedhja e tij në këtë post është bërë në Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor të këtij Asociacioni ku   kanë marrë pjesë kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës.

Punimet e Kuvendit i ka hapur kryetari i deritanishëm i AKK-së, Naim Ismajli.

“Si ka qenë deri më tani, AKK-ja edhe në mandantin tim si Kryetar i tij do të jetë një organizatë jo politike e jo partiake por një organizatë e cila punon dhe angazhohet vetëm në drejtim të mbrojtjes së interesave të Komunave të Kosovës. Angazhimi i deri tashëm në këtë drejtim ka sjell këtë imazh dhe reputacion që ka Asociacioni i Komunave të Kosovës si tek niveli qendror ashtu edhe tek komuniteti i dontaorëve”.

“Besoj se së bashku do t’ia dalim që të ecim tutje me progres të ri në funksionin që ceka më lartë dhe në funksion të shërbimeve sa më efikase e kuptimplote për qytetarët e komunave tona”, – tha ndër të tjera drejtuesi i ri i AKK-së që njëherit është kryetar i Podujevës, transmeton Klan Kosova.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*