Menu

Adidias zgjedh modele të padepiluar

Fyerje dhe kërcënime për vajzën e spotit.

Arvida Bystrom është një fotografe suedeze e cila prej vitesh po lufton me provokime dhe pargjykime gjinore. Por 25-vjeçares iu është dashur që të përballet me diçka akoma vështrië. E zgjedhur nga marka e njohur Adidas, ajo ka pozuar e padepiluar dhe kjo është beteja më e madhe me të cilën po përballet.

Ka qenë pikërisht kjo arsyeja se përse Adidas ka përzgjedhur Arvidën për të qenë pjesë e spotit të #Superstar, kushtuar ikonave të së nesërmes.

Në spot, e veshur me stilin e viteve 1980, ajo shprehet: “Mendoj se feminizmi është një koncept kulturor. Kushdo mund të jetë femëror, mund të bëjë gjërat që bën një grua dhe shoqëria ka frikë nga kjo.”

Por pas publikimit të spotit publicitar fotografja ka marrë shumë komente fyese, si edhe kërcënime për përdhunim përmes email.

“As nuk mund ta mendoj se çfarë do të thotë të përpiqesh ti rezistosh të gjithë kësaj bote pa pasur privilegjet që unë kam.”

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*