Gjatë primenopauzës trupi juaj është në trazicion, kështu që mund të përjetoni disa simptoma edhe nëse periodat tuaja vazhdojnë të jenë aktive.

Perioda të çrregullta

Kur ovulacioni fillon të bëhet i paparashikueshëm edhe kohëzgjatja e periodave mund të jetë më e shkurtër ose më e gjatë, ose dhe mund të mos t’ju vijnë menstruacionet. Nëse kanë kaluar 60 ditë dhe periodat tuaja nuk ju kanë ardhur akoma, atëherë mund të jeni në fazën e primenopauzës.

Afshe të nxehta

Afshet e nxehta janë një problem i zakonshëm te gratë që janë në menopauzë. Afshet e nxehta mund të përshkruhen si një ndjesi të nxehti që të përshkon gjithë trupin. Intesiteti, gjatësia dhe frekuenca e këtyre afsheve varion tek çdo grua.

Probleme me gjumin

Problemet me gjumin fillojnë kur femrat janë në fillimin e fazës së menopauzës. Kjo ndodh sepse atyre u duhet të zgjohen shpesh gjatë natës për shkak të afsheve të nxehta ose djersitjes.

Simptoma të tjera janë:

  • Ndryshime humori.
  • Probleme vaginale dhe të fshikëzës urinare.
  • Probleme me fertilitetin.
  • Ndryshime në dëshirën seksuale.
  • Ndryshime në nivelin e kolesterolit.Shije.al