Menu

A është korrigjimi i kufijve zgjidhje afatagjate?

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) po mbajnë një tryezë diskutimi me temën “Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”.

gps

Në këtë tryezë, profesori dhe ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Kushtetuta nuk i jep të drejtë presidentit apo shefit të shtetit që të bëjë shkëmbim territoresh.

Ndërkohë, politologu Belul Beqaj, ka thënë se frika e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, si kosovarë ashtu edhe serbë, nuk ka të bëjë me shkëmbimin e territoreve por sipas tij, ata janë të pakënaqur nga klasa politike që i përfaqësojnë, njofton Klan Kosova.

Njëkohësisht ai ka thënë se shqiptarët në Luginë nuk janë të pakënaqur me territorin por janë të zhgënjyer me politikën që sipas tij, nuk ka ditur t’i bëjë ta duan Kosovën si shtet tjetër.

Sipas Beqajt, korrigjimi i kufijve nuk është zgjidhje afatgjate.

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, duke folur se çfarë i duhet Kosovës në këto momente ka deklaruar se vendi ka nevojë për durim strategjik që të ndryshojë garniturën e përfaqësimit në Bruksel.

Sipas Pecit, akterët që e kanë sjellë Kosovën në këtë pikë nuk mund të diskutojnë më për Kosovën pasi sipas tij, karta e tyre është e djegur.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*