Menu

Mustafi nuk luan

Shkodran Mustafi, mbrojtësi i Sampdorias, do te pushojë sepse Hummels është rikuperuar tërësisht.

Gjermania sot ka ndeshjen e radhës kundër Ganës në kuadër të Grupit G dhe pancerët do të kualifikohen tutje, nëse fitojnë. Formacionet ende nuk janë zyrtare, por pritet që Joakim Low të mos ndryshojë asgjë në formacionin që fundosi Portugalinë 4:0.

Shkodran Mustafi, mbrojtësi i Sampdorias, do te pushojë sepse  Hummels është rikuperuar tërësisht.

Shqiptari 22 vjecar kishte luajtur në ndeshjen e parë (prej minutës 73) dhe ndonëse nuk kishte pasur shumë punë në mbrojtje, kishte dëshmuar siguri në pozicionim dhe gjendje perfekte fizike.

“Nuk do të doja të ndryshoj dicka në repartin sulmues”, ka thënë Low. Me gjasë ai nuk do të ndryshojë as në repartin mbrojtës

Sipas mediave gjermane Mustafi deri ne fund ishte opcioni më i mundshëm për të zëvendesuar Hummelsin e lënduar, por tani pasi që gjermani është rikuperuar, Low ka vendosur të startojë me të.

Kjo do të jetë hera e tretë që Gjermania dhe Gana takohen. Në vitin 1993 Gjermania kishte mposhtur ekipin ganez në një miqësore 6:1, ndërsa në vitin 2010, Gjermania kishtue fituar 1:0 në grupe në kampionatin botëror në Afrikë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*