Menu

80 milionë euro për Verratin

Por jo vetëm kaq, Juventusi duket ka menduar edhe për kontratën me vetë futbollistin duke i ofruar atij të njëjtën pagë që ai përfiton aktualisht edhe te kampionët transalpinë.

Marco Verratti

Pasi shpenzoi 90 milionë Euro për Gonzalo Higuain, Juventus ka vendosur të paguajë sërish shifra marramendëse në merkaton e transferimeve, këtë radhë për të përforcuar akoma më shumë repartin e mesfushës.

Futbollisti që i përputhet profilit të kërkuar nga Zonja e Vjetër është pikërisht Marco Verratti, për të cilin tratativat me Paris Saint Germain nuk do të jenë aspak të lehta.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, drejtuesit e Juventusit duke parë edhe situatën financiare, janë gati të derdhin në arkat e klubit parizien 80 milionë Euro për ta bindur që të lejojë transferimin e Verrattit në Torino te kampionët e Italisë.

Por jo vetëm kaq, Juventusi duket ka menduar edhe për kontratën me vetë futbollistin duke i ofruar atij të njëjtën pagë që ai përfiton aktualisht edhe te kampionët transalpinë. Mbetet vetëm për të kuptuar nëse drejtuesit e Paris Saint Germain do të tundohen apo jo nga kjo ofertë e bardhezinjve për mesfushorin italian

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*