Menu

Trendi i dimrit

Këtë vit moda na fton në një Krishtlindje të Bardhë.

17-10

 Ndoshta sepse bora është kthyer në male, por edhe se e bardha vjen sërish si një stil ideal për mbrëmjet festive, si në familje edhe në rastet më formale.

Për një pallto, peliçe apo veshjen e plotë nuancat e bardha janë një trend i dimrit 2017-18.

Palltoja, trikoja, peliçja, edhe në versionin maxi të stilit teddy-bear, janë propozuar nga një sërë stilistësh duke filluar nga Chanel, Moncler dhe Tory Burch.

E bardha në modë edhe për pantallonat, për fundet e të gjitha gjatësive, dhe për veshjet si të gjata apo të shkurtra. Mund të jenë në versionin vetëm të bardhe ose me ndonjë thyerje të zezë apo ngjyrë tjetër.

Dhe në fund, e bardha qëndron dhe tek çizmet, apo aksesorë të tjerë që janë tendencë e stinës, siç propozon Valentino dhe Scognamiglio.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*