Menu

5 arsye për se duhet të konsumoni çokollatë

Te hani çokollate çdo dite jo vetëm qe nuk ju bën dem por mesa thonë nutricionistet bën mire edhe për humorin dhe organizmin ne përgjithësi.

porque-se-debe-comer-chocolate1
Te hani çokollate çdo dite jo vetëm qe nuk ju bën dem por mesa thonë nutricionistet bën mire edhe për humorin dhe organizmin ne përgjithësi. Disa substanca qe gjenden tek çokollatat fondente janë te duhura për ti dhënë energji trupit. Nëse jeni ne kërkim te disa motive te mira për te konsumuar çokollatën pas një vakti, mund te gjeni 5 te tilla.
 
1. Çokollata stimulon rezistencën fizike
Studime te ndryshme kane treguar se te hani 1 cope çokollate fondente para se te bëni ushtrime fizike ju ndihmon për te luftuar lodhjen dhe për te lehtësuar frymëmarrjen. Rezultati është me shume energji ndaj sforcimit. Është e rëndësishme te bëni kujdes me sasinë e duhur qe është pothuaj 1 kuadrat por kjo varet nga përqindja e pastërtisë se çokollatës. Sa me shume fondente te jete aq me mire.
 
2. Çokollata bën mire për zemrën
Një tjetër studim ka treguar se si çokollata fondente stimulon qarkullimin e gjakut dhe ka shume te mira mbi te gjitha për zemrën.
 
3. Çokollata lehtëson kollen
Është vërtetuar se teobromina qe gjendet tek çokollata fondente është një substance me veti ne gjendje për te lehtësuar shqetësimin nga kolla. Por kujdes nuk është e këshillueshme ta konsumoni ne mbrëmje para se te flini.
 
4. Çokollata ul tensionin lart
Një tjetër studim ka treguar se te konsumoni një kuadrat çokollate fondente ne dite ndihmon presionin e gjakut duke stimuluar qarkullimin, hap muret e enëve te gjakut dhe ndikon ne uljen e tensionit. 
 
5. Çokollata redukton stresin
Njerëzit qe konsumojnë një cope çokollate çdo dite janë me pak te stresuar. Ky përfundim ka dal nga një studim i bere nga dy grupe. Ne grupin e pare është konsumuar një kuadrate çokollate fondente për dy jave, ne te njëjtin hark kohor grupi i dyte nuk kane ngrënë. Ne fund te periudhës grupi i pare nuk ka pasur nivel me te larte te stresit duke e krahasuar me grupin e dyte.

ikub.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*