Menu

4 janë fazat e një dashurie të vërtetë

Shumë persona ngatërrojnë dashurinë e vërtetë me fluturat që ndiejnë në stomak në fillim të një marrëdhënieje. Por fluturat zhduken shpejt dhe ia lënë vendin debateve dhe qartësimit të ideve.

1_1437991329

“Dashuria i përket së shkuarës”, thonë gabimisht disa persona, duke mos e ditur se dashuria e tyre në fakt sapo ka nisur dhe është në hapat e para. Përkushtimi reciprok dhe durimi janë shenjat më të rëndësishme të dashurisë. Këto shtatë fazat e një dashurie të vërtetë do të të tregojnë se pse dashuria nuk lind menjëherë:

  1. Periudha e ëmbëlsisë.

Kjo fazë zgjat maksimumi një vit e gjysmë. Në këtë periudhë ,në trupin e të dashuruarve ndodhin reaksione kimike që u japin atyre kënaqësi, lumturi dhe eufori. Partneri/ja u duket një person ideal dhe çdo defekt i tyre është i padukshëm. Në këtë fazë nuk duhet të marrësh vendime për gjëra të mëdha, sepse mund të ndodhë të pendohesh së shpejti për to.

  1. Faza e ngopjes.

Pjesa me fluturat në stomak dhe me ndjesinë e euforisë largohet. Nuk ndjen më të njëjtën gjë kur sheh partnerin/en të vijë në shtëpi. Fillon ta shohësh atë pa e mburrur dhe nis të sillesh në mënyrë shumë të natyrshme.

  1. Faza e mërzitjes me partnerin/en.

Në këtë fazë nisin të qartësohen më mirë mendimet, marrëdhënia, dhe ndjenjat. Tashmë e sheh partnerin/en në çdo aspekt dhe kupton se nuk të pëlqen shumë. Pikërisht në këtë moment shkatërrohen shumë lidhje, duke harruar se më vonë këta persona do të nisin një marrëdhënie të re dhe sërish duhet të kalojnë nëpër këtë stad.

  1. Faza e durimit.

Nis të reduktohet buzëqeshja, të fiket shkëndija e pasionit në çift. Partnerët në çift nisin të kuptojnë se çdo mosmarrëveshje apo diskutim ka një fillim dhe një fund. Nis midis tyre durimi. Nëse të dy mësojnë siç duhet të jenë të durueshëm, lidhja e tyre do të forcohet akoma më shumë.

  1. Faza e respektit.

Të dy personat në lidhje nisin të mendojnë jo vetëm për nevojat e tyre, por edhe për nevojat e personit tjetër. Pikërisht në këtë moment mund të thuhet se po lind dashuria e vërtetë, pasi gjithçka që ekzistonte më parë, ishte thjesht pëlqim, shkruan bota.al. Në këtë moment mund të thuhet se të dy personat nisin ta duan njëri-tjetrin, pasi i kanë kaluar thuajse gjithë fazat e vështira të një marrëdhënieje.

  1. Faza e miqësisë.

Partnerët bëhen më të afërt, i besojnë njëi-tjetrit dhe mbështeten tek njëri-tjetri për çdo gjë. Kjo është një rrugë e drejtë që të çon akoma më tepër drejt dashurisë së vërtetë.

  1. Faza e dashurisë së vërtetë.

Nevojitet shumë kohë, përpara se dy persona të thonë se e duan vërtet njëri-tjetrin, por në momentin që arrijnë në këtë fazë, ata mund t’i kalojnë më me lehtësi vështirësitë që u vë jeta përballë, mund ta kalojnë lehtësisht egoizmin dhe krenarinë e tyre. Ka një rritje personale për të dy partnerët dhe së bashku me këtë rritje, rritet edhe dashuria e vërtetë mes tyre.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*