Menu

4 hapat që parandalojnë plakjen

Trajtimi me akulli: Mund t’ju tingëllojë absurde në pamje të parë, aq më tepër ta aplikosh një gjë të tillë në dimër kur temeperaturat shënojnë nën 0, por masazhimi i vazhdueshëm me kubeta akulli ndihmon gjoksin të qëndrojë në formë.

secrets

Edhe pse shumë femra nuk duan ta pranojnë, vjen një moment që ato ndërgjegjësohen që diçka po ndodh me gjoksin e tyre. Ai humbet elasticitetin dhe fleksibilitetin e dikurshëm dhe tenton të bjerë.

Shtatzënia, menopauza, luhatjet drastike të peshës, regjimi ushqimor jo i kontrolluar, përdorimi i reçipetave të gabuara, jeta sedentare, duhanpirja dhe ekspozimi i tepërt në diell janë disa prej shkaqeve kryesore të këtij procesi.

Por ky fenomen, i cili shfaqet kryesisht pas moshës 40 vjeç, mund të kapet në kohë dhe të parandalohet në qoftë se ndiqni këshillat dhe trajtimet e mëposhtme.

Trajtimi me akulli: Mund t’ju tingëllojë absurde në pamje të parë, aq më tepër ta aplikosh një gjë të tillë në dimër kur temeperaturat shënojnë nën 0, por masazhimi i vazhdueshëm me kubeta akulli ndihmon gjoksin të qëndrojë në formë. Merrni dy kubeta akulli dhe masazhoni me lëvizje rrethore sipërfaqen e gjoksit dhe thithkat. Ky veprim stimulon qarkullimin e gjakut dhe aktivizon indet lidhëse dhe gjendrat limfatike.

Masazh me vaj ulliri: Masazhi me vaj ulliri është një tjetër teknikë interesante që duhet ta provoni të paktën dy herë në javë. Acidet yndyrore Omega 3 të ullirit dhe përbërsit e tjerë të ushqyeshëm si vitamina përmirësojnë qarkullimin e gjakut në këtë zonë delikate të trupit , forcojnë fibrat muskularë dhe hidratojnë lëkurën.

Maskë natyrale me kos: Maska natyrale me kos, vezë dhe vaj bajamesh është shumë e ushqyeshme për gjoksin tuaj. Probiotikët që gjenden tek kosi, të kombinuara me vitaminat dhe antioksidantët e vajit të bajameve dhe përbërësit antiinflamatorë të vezëve parandalojnë rënien e gjoksit dhe forcojnë atë.

Zgjidhni reicpetat e duhura: Të zgjedhësh dhe të përdorësh reçipetat e duhura është dhurata më e madhe që i bëni vetes. Reçipetat rregullojnë qëndrimin e bustit dhe shpinës, por nëse zgjidhni materialet dhe masën jo të duhur dëmtoni seriozisht trupin tuaj. Për më tepër lexoni si të zgjidhni reçipetat e duhura.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen