Menu

3′shet më të shtrenjta në Ligën e Kampionëve

Treshja e PSG-së Cavani, Neymar dhe Mbappe është më e shtrenjta këtë sezon në Ligën e kampionëve dhe në histori të futbollit.

treshet më të shtrenjta në Ligën e Kampionëve

Sonte do të nis sezoni i ri i Ligës së Kampionëve, ku pritet të jetë njëri prej më interesantëve në histori të kësaj gare, shkaku i transferimeve të mëdha dhe përforcimeve të skuadrave.

E përditshmja spanjolle Marca ka analizuar treshet më të shtrenjta në këtë garë, ku prin ajo e PSG-së, Cavana, Neymar dhe Mbappe, të cilët kushtuan 467 milionë euro.

E dyta është treshja e Realit, Ronaldo, Bale, Benzema me 222 milionë euro, e ndjekur nga treshja e Barcelonës, Messi, Suarez dhe Dembele me 187 milionë euro.

Tre treshet e tjera të shtrenjta janë Dubala, Mandzukic e Higuain 151 milionë euro, nga 142 milionë euro kushtuan treshja e Chelseat, Morata, Hazard, Pedro dhe ajo e Manchester Cityt, Aguero, Jesus e De Bruyne, ndërsa treshja e Unitedit Lukaku, Mkhitaryan dhe Rashford kushtuan 127 milionë euro. /Express/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen