Menu

10 përfitimet e masturbimit te gratë

Mësoni se si ndikon masturbimi te shëndeti i femrës.

grate

Është një temë tabu edhe në vitin 2017 në Shqipëri. Studime të shumta në fakt tregojnë se ka shumë përfitime në planin personal, edhe pse nuk flitet gjerësisht për to. Megjithatë, është një temë që ngjall kërshëri nga të gjithë, si femrat ashtu edhe meshkujt.

 

Lehtëson stresin

Jo vetëm siguron kënaqësi, por masturbimi gjithashtu mund të lehtësojë stresin, deri në 75 për qind, duke ju lënë me një ndjenjë të lumtur dhe të qetë.

 

Përmirëson shëndetin e zemrës

Masturbimi i rregullt zvogëlon rrezikun e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu, përmirëson shëndetin e zemrës, e cila në mënyrë indirekte shton jetëgjatësinë tuaj.

 

Lehtëson dhimbjet menstruale

Dhimbjet torturuese në fund të barkut janë vërejtur zakonisht çdo muaj, para dhe gjatë menstruacioneve. Studimi thotë që masturbimi 3-4 herë në javë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale deri në 50 për qind.

 

Parandalimi i infeksioneve të qafës së mitrës

Nëse një grua masturbohet rregullisht, ajo po ndikon për të mbajtur qafën e mitrës dhe vaginën e saj të shëndetshme. Në fakt, masturbimi ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të qafës së mitrës.

 

Bakteret

Shumë infeksione të traktit urinar nuk shfaqen në rastet e masturbimit të rregullt. Mesa duket, arritje e “vetëkënaqësisë” ndihmon në shtyrjen e baktereve jashtë vaginës.

 

Gjumë më të mirë

Masturbimi ofron ndjenjën e relaksimit dhe kënaqësisë. Me një humor dhe një mbrëmje të relaksuar, gratë mund të kenë një gjumë më të mirë.

 

Përmirëson jetën tuaj seksuale

Masturbimi ju ndihmon për të zbuluar trupin tuaj. Kjo ju bën më të sigurt dhe të hapur kur është fjala për të eksploruar pozicionet e seksit me partnerin tuaj.

 

Shton vetëbesimin

Nuk ka asgjë të keqe të masturboheni. Nëse keni dëshirë të bini në dashuri me trupin tuaj, nuk ka asgjë të gabuar. Në fakt, masturbimi ju bën të vetëdijshme për trupin tuaj, që nga ana tjetër ju jep besim.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*