Menu

​Simeone merr një shqiptar në ekipin e parë

Keidi Bare do të jetë me skuadrën e parë të Atletico Madridit në fazën përgatitore të kësaj vere.

Keidi Bare

Atletico Madrid ka ftuar pesë lojtarë të akademisë në ekipin e parë për fazën përgatitore, ku njëri prej tyre është shqiptar.

Bëhet fjalë për mesfushorin Keidi Bare, i cili sezonin e kaluar edhe debutoi me ekipin e parë, por kjo është hera e parë që shkon në përgatitje me ekipin e parë.

Lojtari ndjehet shumë i lumtur për të këtë mundësi dhe falënderon stafin teknik.

“Falënderoj stafin për besim në mua. Ata më dhen mundësi të debutojë sezonin e kaluar me ekipin e parë, ndërsa tashmë më kanë ftuar në përgatitje parasezonale. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe faleminderit ekipin për përkrahjen”, tha Bare për faqen e Atleticos.

Bare është kapite i Shpresave të Kombëtares shqiptare dhe prite që shumë shpejtë të ftohet edhe nga ekipi i parë. /Express/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen