Menu

​Balena Blu, si t`i mbrojmë fëmijët ?

Të limitojnë dhe të kontrollojnë prezencën e fëmijëve të tyre online.

balenablu

Balena Blu është vetëm njëra nga rreziqet që është bërë e famshme tani, mirëpo nuk bën të neglizhohen të gjitha rreziqet tjera të cilat e cenojnë shëndetin mendorë të fëmijëve gjatë prezencës online.

Me qëllim që të ndihmojmë sadopak në këtë drejtim, po i listojmë disa këshilla për prindërit që janë të domosdoshme të aplikohen me fëmijët e moshave të reja të cilët posedojnë telefona të mençur dhe kanë qasje në internet.

Prindërit të analizojnë në mënyrë të vazhdueshme profilin e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale, sidomos Facebook dhe Instagram.

Të analizojnë shoqërinë online të fëmijëve të tyre, të kuptojnë se me kë janë lidhur ne rrjetet sociale, dhe të mos lejojnë lidhjen me persona të pa njohur.

Të mbajnë komunikim të vazhdueshëm dhe sa më të hapur me fëmijët e tyre.

Tu japin fëmijëve lirinë dhe hapësirën e nevojshme të shprehen dhe t’i tregojnë brengat e tyre me sinqeritetin më të thellë. Të mos bëjnë vetëm këshilltarin dhe kritikuesin! Të limitojnë dhe të kontrollojnë prezencën e fëmijëve të tyre online.

Të mundohen t’i kuptojnë brengat e fëmijëve të cilat janë të lidhura me kohën që po jetojmë dhe të mos bëjnë krahasime me kohën e fëmijërisë së tyre.

Të edukohen në mënyrë të vazhdueshme për trendet digjitale dhe të diskutojnë me fëmijët në lidhje me to, pasi që ajo është pjesa ku fëmijët janë më së shumti të lidhur.

Prindërit duhet të kuptojnë që presionin social që e kanë fëmijët nga rrjetet sociale është shumëfish me i madh se presionin social për një status në shoqëri që kishin ata në kohën e tyre. Ky lloj presioni ndikon direkt në shëndetin mendor të fëmijëve si komplekset apo depresioni. Është tejet e rëndësishme që të bisedohet për tema të tilla në mënyrë të hapur në ambientin familjar.

Është shumë e rëndësishme të bisedohet se sa është e rrezikshme të bisedohet me persona anonim online. Duhet cekur se një person që fshihet prapa ekranit shumicën e rasteve nuk ka qëllime të mira. Duhet bërë me dije se lejimi i një bisede me persona anonim nuk e rrezikon vetëm bashkëbiseduesin por edhe anëtarët tjerë të fëmijës.

Duhet pas kujdes të veçantë në ndarjen e informatave private. Fëmijët duhet kuptuar se me postimin e një Checkin apo ndonjë fotografie mund të tregojnë shumë rreth aseteve familjare dhe prezencës momentale, e cila mund të keqpërdoret shumë lehtë nga dikush.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*